Kurti: Një “Jalta 2” mund ta ricopëtojë Evropën NULL NULL 21.03.2022 17:45 21.03.2022 17:45 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshiron që të ndodhë konferenca “Jalta 2”, pasi sipas tij, ai është duke u munduar që pos luftës në Ukrainë, të përhapë destabilizim edhe në Ballkanin Perëndimor. Ai, në një intervistë për BBC Radio, ka theksuar se nga një “Jalta 2” mund të ricopëtohet Evropa. “Natyrisht, aleancat historike ekzistojnë, por gjithashtu janë ato lidhjet aktuale të forta dhe të gjera midis Beogradit dhe Kremlinit dhe kjo është shumë shqetësuese sepse është në interesin e Kremlinit ta përhapë konfliktin diku tjetër, ta transferojë destabilizimin dhe pasigurinë në kontinentin evropian, në mënyrë që ta arrijë atë që në thelb presidenti despotik Putin dëshiron, e që është ‘Jalta 2’, një tjetër Konferencë e Jaltës, në të cilën ai do të ulej me presidentin Biden”, ka thënë Kurti për BBC-në. “Unë jam shumë i bindur se presidenti Putin nuk dëshiron të ulet dhe të negociojë me presidentin Zelenski, në fakt ai dëshiron ta vrasë atë. Ai dëshiron të ulet me presidentin Biden dhe kjo është shumë shqetësuese sepse do të kërkoheshin kriza të tjera në kontinentin evropian, ku ka mundësi të shkaktohet konflikt dhe luftë, në mënyrë që ta copëtojnë Evropën ashtu siç bënë para më shumë se 70 vjetëve”, ka thënë Kurti, transmeton Klankosova.tv. Konferenca e parë e Jaltës ishte mbajtur më 4 shkurt 1945 në Jaltë të Krimesë, ku u takuan Josef Stalin i Bashkimit Sovjetik, Franklin Roosevelt i Amerikës dhe Winston Churchill i Britanisë, për t’i dhënë fund Gjermanisë. Pos kësaj, ata negociuan bazat e ndarjes së pushtetit në Evropë, pas kapitullimit të Hitlerit dhe u morën vesh të formojnë Kombet e Bashkuara, një organizatë kjo që mëtohej të ruajë paqen në botë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë