Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti nga Prizreni: Besnikërisht rreth Lidhjes, avancojmë interesat tona me aleatët, amerikanë dhe evropianë

NULL NULL
10.06.2023 12:46
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 10 qershori shënon ditën kur të gjithë shqiptarët sikur 145 vjet më parë kthehen kah qyteti historik i Prizrenit.

Në praninë e shumë mysafirëve, përfshirë Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kurti ka theksuar se shqiptarët duke ruajtur lidhjet, ruajnë idealet dhe traditën e angazhimit të interesave të përbashkëta, njofton KlanKosova.tv.

“Besnikërisht rreth Lidhjes, mund të avancojmë në rrugën tonë për forcimin politik të shteteve tona, bashkë me aleatët tanë, amerikanë dhe evropianë”, është shprehur Kurti.

“Për ta ruajtur lidhjen institucionale, jam edhe vetë këtu që ta ruajmë filozofinë e Lidhjes”.

145 vjet më parë, më 10 qershor 1878 ishte mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përvjetor në të cilin po zhvillohen aktivitete të ndryshme në Kosovë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.