Kurti nga Podujeva: Më 17 tetor nuk biem nën 50 përqind

Kurti nga Podujeva: Më 17 tetor nuk biem nën 50 përqind

NULL NULL
2 months më parë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbrëmje ka marrë pjesë në mbylljen e fushatës për zgjedhjet lokale në komunën e Podujevës.

Nga atje, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj Shpejtim Bulliqin, Podujevën do ta fitojnë pa balotazh.

“Të dielën më 17 tetor votoni Shpejtim Bulliqin, por edhe asamblistët sepse kryetari ka nevojë për një grup fuqishëm të asamblistëve që ia mbështesin projektet dhe përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Llapit në secilin fshat dhe në qytet. Më 14 shkurt kemi realizuar edhe një fitore tjetër plebishitare, edhe me 17 tetor nuk biem në 50 përqind veç 50 përqind e më shumë. E sa më shumë se 50 perqind është në dorën e juaj”, është shprehur Kurti, shkruan KP, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në fjalën e tij, kandidati i VV-së edhe për një mandat në Podujevë, Shpejtim Bulliqi, qytetarëve llapjanë ua uroi fitoren që nga sonte, teksa tha se kjo është si rezultat i angazhimit të qytetarëve.

“Bashkërisht do t’ia dalim, do të fitojmë Podujevën sepse kemi vënë qeverisje të mirë. Urime fitorja qysh sonte, kjo është puna juaj dhe angazhimi juaj. Faleminderit shumë”, është shprehur Bulliqi, njofton Klankosova.tv.