Kurti nga ballkoni bën thirrje për qëndrim në shtëpi: Parandalimi është jetë, pritja mund të jetë vdekje NULL NULL 16.04.2020 22:31 16.04.2020 22:31 Kryeministri në detyrë Albin Kurti sonte i është drejtuar qytetarëve nga ballkoni, nga vendi, siç tha ai, ku dalim jashtë kur s’mund të dalim jashtë. Ai sërish ka bërë thirrje se arma më e mirë në luftën kundër koronavirusit është parandalimi, njofton Klan Kosova. “I kemi shtrënguar masat sepse virusi korona paraqet rrezik të madh të çdonjërit, por ehde për sistemet shëndetësore e për ekonomitë e vendeve të forta të botës, e lëre me këto si tonat. Ne po ndihmojmë ekonominë dhe po e ruajmë shëndetin. Diasporës i kemi bërë thirrje, edhe mërgimtarët po ndihmojnë. Bizneseve i kemi bërë thirrje edhe ata po ndihmojnë“. “Por që ta fitojmë këtë betejë duhet të ndihmojë secili. Ta shpëtojmë Kosovën dhe njëri-tjetrin dhe kjo kërkon bashkëpunimin tuaj duke respektuar e zbatuar masat dhe udhëzimet. Ai tha se kush nuk po i zbaton dëmton shëndetin e pleqve të sëmurë dhe ngarkon ekonominë dhe spitalet tona. “Në Kosovë njëmend janë më pak se 500 raste dhe dikush mendon se janë të tepruara. Por, mos rrezikoni se ne ekonomi të dobët dhe e s’rrezikojmë dot. E di që nuk është kollaj sepse u bë një muaj që rrimë mbyllur e tash ka ardhur pranvera. Që të dalim sa më parë e ta shijojmë stinën e bukur të bëhemi të durueshëm edhe pak e të qëndrojmë në shtëpi. Nëse dalim tani vetizolimi mund të zgjasë. Mbase dikush është relaksuar sepse jemi vendi që po ja dalim më së miri me koronavirusin në rajon e hajt se bën të shlirohemi e të dalim pak”. “Ne vetëm jo se jemi më të mirët, por duhet të mbetemi më të mirët. Le të mos humbin në pjesën e dytë të lojës avantazhin e madh që e fituam në pjesën e parë”. “Ky virus përhapet para se ta vërejmë se e kemi. Numrat që shohim sot janë ata që ishin infektuar para dy javësh. Ne e dimë se ky virus është padukshëm, por heronjtë tanë mantelbardhë janë më të dukshëm se kurrë. Parandalimi është jetë, pritja mund të jetë vdekje”. “Nuk kemi vaksinë, nuk kemi antiviral, kemi distancë. Pakujdesia individuale do t’i kushtojë shtrenjtë dikujt tjetër, edhe nëse juve s’ju gjen gjë. Luftimi i pandemisë nuk mund të bëhet pasolidaritet. Të gjithë jemi bashkë, por le të rrimë të ndarë. Nëse lëvizjet e qytetarëve janë minimale, sukseset janë maksimale. Mos lejoni këtë virus që po na sulmon trupin të na sulmojë edhe shpirtin, qëndroni optimist. Virusi do të kalojë e ne do të jemi këtu”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 12 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë