Kurti nesër bën homazhe në Krushë, pastaj niset për Tiranë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti nesër bën homazhe në Krushë, pastaj niset për Tiranë

NULL NULL
25.03.2023 22:27
Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër në ora 08:00 do të bëjë homazhe në Krushë të Vogël dhe Krushë të Madhe.

Pas homazheve, Kurti do të shkojë për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar, njofton Klankosova.tv.

Besohet se temë diskutimi e Kurtit me liderët e Shqipërisë do të jetë marrëveshja e arritur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për normalizimin e raporteve.

Kujtojmë se në Krushë do të bëjë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe” thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.