Kurti në tubimin me studentë kujton demonstratat e vitit 1981 NULL NULL 11.03.2023 16:29 11.03.2023 16:29 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në tubimin me studentë, në shënim të 42-vjetorit të demonstratave të vitit 1981, të organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Duke kujtuar periudhën e asaj kohe, ai tha se demonstratat e vitit 1981, prodhuan një gjeneratë të tërë të rinisë studentore të burgosurish, që edhe sot njihen si Brezi ’81. “Ky brez i cili nga brenda burgut do të prodhonte edhe një lloj të veçantë letërsie që nga vetë ata është quajtur “letërsi burgu”, apo “letërsi nga burgu”, e që do të paguanin një faturë të lartë politike me jetën e tyre. Mbi tremijë të burgosur, do të kalonin rreth 25 mijë vite në burgje, teksa më 1986, Kosova ishte kthyer në vendin me numrin më të lartë të të burgosurve politikë në Evropë. Rreth gjysma e popullsisë totale të Kosovës ishte përfshirë në demonstrata, kurse diku 1/3-ta e saj, do të kalonte nëpër procedurat e tmerrshme të marrjeve në pyetje, përndjekjeve politike dhe torturave nga policia dhe shërbimi sekret i UDB-së famëkeqe”, tha Kurti para të pranishmëve. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim ndaj njërit prej tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë 13 orë më parë
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 17 orë më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 17 orë më parë