Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti në telefon me Metën, diksutojnë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

NULL NULL
23.05.2020 18:22

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit thuhet se në fillim, ata diskutuan mbi situatën me COVID-19 në Kosovë dhe Shqipëri, veprimet që dy vendet kanë marrë në parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e infeksioneve të shkaktuar nga virusi korona, dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë ballafaqimit me pandeminë.

“Kryeministri në detyrë Kurti e njoftoi Presidentin Meta për vendimet e fundit për lehtësimin e masave dhe rihapjen graduale të ekonomisë”.

“Tutje, gjatë bisedës u diskutua për rëndësinë dhe nevojën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve në rrafshin tregtar dhe ekonomik, por edhe bashkëpunimin në nivel rajon dhe ndërkombëtar me qëllim përfaqësimin, promovimin dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta”.

“Në fund, të dy shprehën zotimin dhe gatishmërinë për të pasur komunikim të vazhdueshëm në shërbim të zhvillimit, forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.