Kurti në takim me zyrtarët e BE-së: Kemi stabilitet institucional dhe besueshmëri të lartë të qytetarëve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti në takim me zyrtarët e BE-së: Kemi stabilitet institucional dhe besueshmëri të lartë të qytetarëve

NULL NULL
30/11/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Francisco Esteban Perez, komandant i Operacioneve Civile të Bashkimit Europian dhe zyrtarë të tjerë të BE-së.

Siç njofton Kryeministria, me zyrtarët e lartë të BE-së u bisedua për rëndësinë që ka bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë me ato të drejtësisë. Ata shprehën përkushtimin dhe gatishmërinë e

Bashkimit Evropian për vazhdimin e përkrahjes për institucionet dhe forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kurti tha se në këta muaj të qeverisjes ka stabilitet institucional, legjitimitet demokratik dhe besueshmëri të lartë në institucione nga ana e qytetarëve që përbën progres të madh shoqëror.

Ai e njoftoi Perezin me “reformat e nisura në sistemin e drejtësisë dhe përkushtimin institucional për luftimin e krimit dhe korrupsionit”.

Ky takim vjen në kohën e miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, projekt-kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsion, që u veçuan nga kryeministri si veprime që do të forcojnë e avancojnë sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Përgjatë tetë muajve të qeverisjes, nga Policia e Kosovës janë realizuar rreth 500 operacione, rreth 900 bastisje dhe janë shkatërruar 41 grupe kriminale. Dhe njëkohësisht kemi miratuar koncept dokumentin për Vettingun drejt një prokurorie aktive dhe energjike, si dhe gjyqësori efikas e efiçient”.

Në takim ishin edhe Kauko Aaltomaa, shef i misionit EUPOL COPPS, njëherësh shef i Divizionit të Operacioneve, si edhe shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark.