Kurti në takim me nxënës: Puna e qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve është vazhdueshme dhe konkrete NULL NULL 01.06.2023 17:17 01.06.2023 17:17 Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nxënës të komunave të ndryshme në ndër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ai mori pjesë në një diskutim të hapur me nxënës që u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kurti tha se përpjekjet e Qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për realizimin e atyre të drejtave dhe për ngritjen e mirëqenies së fëmijëve, janë edhe të vazhdueshme edhe konkrete. “Jemi duke e zbatuar Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Fëmijëve dhe ato sektoriale, të cilat prekin interesat e fëmijëve. Arsimin publik e kemi bërë falas në të gjitha nivelet, kemi miratuar në Qeveri dhe i kemi dërguar në Kuvend 3 ligje shumë të rëndësishme: Ligji për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme, Ligji për Tekste Shkollore dhe Ligji për Arsimin e Lartë”, ka thënë Kurti. “Strategjinë e Arsimit 2022-2026, e kemi aprovuar. Strategjitë janë të domosdoshme, sepse politikat qeveritare, politikat publike përbëhen prej dy komponentëve kryesore: prej ligjeve, legjislacionit dhe strategjive. Nuk mjafton veç ligji, nuk mjafton veç strategjia, duhen të dyja. Pra, politikat janë ligje plus strategji. E tash ne e kemi aprovuar Strategjinë për Arsim 2022-2026”. Kurti përmendi punët që i kanë gjatë këtij mandati qeverisës për fëmijët, në mesin e tyre ishte edhe botimi i teksteve në gjuhën shqipe për mërgatën e Kosovës, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.