Kurti në takim me drejtues të Këshillit Amerikan, vlerësohet bashkëpunimi mes KAEF-it dhe qeverisë NULL NULL 22.03.2023 21:47 22.03.2023 21:47 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i priti sot në takim David Patton, president i Këshillit Amerikan dhe Michael Kurtis, zëvendëspresident për zhvillim strategjik. Patton dhe Kurtis shprehën falënderimin e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen nga Qeveria e Kosovës duke e cilësuar si një investim jashtëzakonisht të vlefshëm për të ardhmen e Kosovës përmes edukimit të të rinjve në top universitetet të ShBA-ve. Të pranishmit e vlerësuan lart bashkëpunimin mes programit KAEF dhe Qeverisë në fusha të ndryshme. Kurti ritheksoi zotimin e Qeverisë së Kosovës për t’ju hapur rrugë të rinjve për një edukim cilësor si dhe për të ju ofruar mundësi qasjeje në tregun e punës. Në njoftimin e qeverisë thuhet se Këshilli Amerikan ka administruar dhe mbështetur bursa ndërkombëtare për qindra edukatorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Gjeni Shporta, përfaqësues i Kosovës në Këshillin Amerikan dhe Qëndrim Gashi nga Fondi Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF). Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS