Kurti: Në Luginë kanë nevojë për Universitet NULL NULL 08.05.2015 15:23 08.05.2015 15:23 Albin Kurti: Shqiptarët e Luginës duhet ta kenë Universitetin me disa fakultete, e jo ta kenë fakultetin degë të Universitetit të Gjilanit. Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke diskutuar mbi gjendjen e arsimit në Luginë të Preshevës, në Parlamentin e Kosovës, ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Luginë e kanë të nevojshëm një Universitet atje. “Shqiptarët e Luginës duhet ta kenë Universitetin me disa fakultete e jo ta kenë fakultetin degë të Universitetit të Gjilanit. Për çështjen e arsimit besoj që Serbia duhet të kushtëzohet për programet arsimore, qeveria duhet të sigurojë bursa studentëve të Preshevës”, tha Kurti. Ai tha se as marrëveshja e Kosovës me Serbinë për njohjen reciproke të diplomave nuk është e vlefshme. “Serbia nuk i pranon as diplomat e shkollës së mesme as diplomat e lëshuara nga universitetet në Kosovë. Në RTS nuk ka asnjë minutë program në gjuhën shqipe”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.