Kurti në Londër: Britania ishte ndër zërat më të lartë në thirrjen për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë NULL NULL 24.02.2024 20:35 24.02.2024 20:35 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga ambasada e Kosovës në Londër. Të pranishëm në ceremoninë solemne pati nga kori diplomatik, autoritete qeveriste dhe përfaqësues t organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londrës. Kreu i qeverisë tha se Londra është një vend i shkëlqyeshëm për ta festuar Pavarësinë e Kosovës, pasi sipas tij, është kryeqyteti i një vendi mik e partner dhe mbështetës i palëkundur i Pavarësisë së Kosovës. “Në mesin e thirrjeve të fuqishme për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, Mbretëria e Bashkuar ishte njëri ndër zërat më të lartë dhe më të fortë. Në vitin 1999, mbështetja për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë ishte më larta në përqindje në mesin e britanikëve se në çdo vend tjetër të NATO-s”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti, foli edhe për lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Dëshmorëve të Prishtinës: Dhurohet gjak, nderohen ata që dhanë jetën (VIDEO) 18/04/2025
Kosova Masakra në Ribarin e Vogël: Burri e dy bijtë iu vranë, vetë mbijetoi plagën (VIDEO) 18/04/2025