Kurti në Ferizaj në rolin e këpucëtarit, i rreptë kundër “Zajednicës’’ (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti në Ferizaj në rolin e këpucëtarit, i rreptë kundër “Zajednicës’’ (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 01.02.2023 20:11

Qeverinë e kryeqytetin e la për pak e mesditën e së mërkurës shkoi në Ferizaj.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me vartësin e Financave, Hekuran Murati, vizitoi një fabrikë të këpucëve, e cila përfitoi nga pako e ringjalljes ekonomike vitin e shkuar.

Ndonëse joproduktiv sa punëtorët tjerë, prerjes së një mbishtrese ia mësyu vetë, njofton Klan Kosova.

Nikoqiri uroi që dora e shtetit të mos mungojë për ta. Përkrahje siguroi shefi i qeverisë, sikur edhe që nuk do lejojë jetësimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që sipas tij shkel Kushtetutën. Kjo nismë në rast realizimi duhet nis nga shteti serb.

Kundërshtia rritet pasi kreu i ekzekutivit beson se asociacioni e bosnjëzon Kosovën. Por Kurti beson se pajtimi për këtë, mund të arrihet bazuar në planin franko-gjerman.

Për çështjen e AKS-së u mbajt edhe një takim të martën në ambasadën amerikane në Prishtinë.