Kurti në Cyrih fton kompani të njohura të teknologjisë të investojnë në Kosovë NULL NULL 31.10.2024 17:59 31.10.2024 17:59 Kryeministri Kurti u takua me drejtues të kompanive Belimo, Migros, Bühler, PostFinance, Galenika, Xebia dhe Allianz Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Cyrih, është takuar me kompani të sektorit të teknologjisë e të njohura ndërkombëtarisht si Belimo, Migros, Bühler, PostFinance, Galenika, Xebia, Allianz. Përgjatë bashkëbisedimeve me drejtues dhe përfaqësues të lartë të këtyre kompanive, Kurti thuhet se i ka njohur ata “me rritjen ekonomike” dhe “progresin demokratik të Kosovës”, dhe me arritjen e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtete EFTA muajin e kaluar, anëtare e së cilës është Zvicra. “Në takim, kryeministri veçoi sektorin e teknologjisë së informacionit, me infrastrukturën digjitale e cila ka njohur hov të ri përparimi në tri vitet e fundit. Përmendi përhapjen e brezit të gjerë të internetit në të gjithë vendin dhe me teknologjinë 5G, mbi 2000 kompanitë në sektorin e teknologjisë të cilat eksportojnë shërbime edhe jashtë vendit, shërbimet dhe portalet që lehtësojnë qasjen e qytetarëve e realizuar përmes e-Kosova që tashmë ofron mbi 200 shërbime, si dhe mbështetja e të rinjve që angazhohen në këtë sektor përmes trajnimeve profesionale dhe bursave studimore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. Ai i ka ftuar kompanitë që të investojnë në Kosovë, “të bëhen pjesë e ekosistemit teknologjik dhe zhvillimor të vendit tonë por edhe pjesë e një mjedisi të mirë të të bërit biznes”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vengu: Vajzat dhe djemtë e FA ndodhen sot në Kosovë, Shqipëria në dispozicion të sigurisë 5 orë më parë
Kosova Kelmendi: Beteja e Thaçit në Hagë nuk është personale, mbrohet liria dhe shteti i Kosovës 9 orë më parë