Kurti: Në Bruksel morëm garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Në Bruksel morëm garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër

NULL NULL
07.05.2023 13:42
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e fundit që pati në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër.

Kurti tha se aty u konfirmua se teksti i marrëveshjes mbetet i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.

“Në takim u konfirmua se marrëveshja është valide, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri. Andaj ky zotim, ky garancion i ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, ka thënë Kurti para gazetarëve, njofton Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO