Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Ndryshimi i masës së sotme ndaj Serbisë, i mjaftueshëm për sukses në CEFTA dhe Proces të Berlinit

NULL NULL
07.10.2024 14:13
Kryeministri Albin Kurti
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dërguar letrën pikës kufitare në Merdare që të të ndryshojnë masat e vendosura ndaj mallrave serbe.

“Masat tona nuk kanë qenë dhe asnjëherë nuk janë masa tregtare, janë masa të sigurisë. Në dy vitet e fundit Serbia i ka sjellë katër herë ushtrinë e saj tek kufiri i Kosovës, në vitin e kaluar dhe këtë vit kemi pasur katër konfiskime të mëdha të armatimit dhe municionit, ndërkohë që grupi paramilitar terrorist që e vrau rreshterin e policisë, Afrim Bunjaku, vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Nëpërmjet rrugëve të ndryshme mund të kenë qenë, jo vetëm ilegale nëse kanë hyrë mallra të gatshme nga Serbia e ne nuk i kemi hapur ato, nuk mund të përjashtojmë që diçka përvidhet, kjo i ndodhë edhe ShBA-së edhe Gjermanisë”.

“Prandaj ne duhet të ndërmarrim masa të sigurisë dhe asnjëherë, masa tregtare në njërën prej pikave kufitare ne po e bëjmë këtë ndryshim të masës sipas letrës që ia ka dërguar ministri Sveçla drejtorit të Doganave, ai është marrë me këtë punë, por me këtë punë është marrë e gjithë Qeveria jonë, prej meje e sidomos zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e deri tek këshilltarit e mi, këta kanë biseduar edhe me BE edhe me Gjermaninë. Ndryshimi i masës që e bëjmë është mëse i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA dhe të hënën në Proces të Berlinit të kemi sukses të plotë”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.