Kurti: Ndonjë bord mund ta shkarkojmë, por koronavirusin s’mund ta shkarkojmë NULL NULL 17/04/2020 17/04/2020 Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se situata emergjente ka imponuar disa masa që mund të jenë shkelje kushtetuese. Kurti në RTV Dukagjini ka deklaruar se ndonjë bord mund ta shkarkojë, por me koronavirusin nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. “Mund edhe të organizojmë ndonjë referendum kundër koronavirusit, por s’besoj se do të ketë ndonjë efekt”. Kryeministri në detyrë ka thënë po ashtu se situata në të cilën është shkelur Kushtetuta dallon nga herët e tjera. “Vetë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e konstaton se situata është e pazakontë dhe emergjente. Në këtë rrethanë, ne po veprojmë si duhet”, tha ndër të tjera Kurti.
Kosova Sahatçiu si nënkryetare e Prishtinës: Gjashtë muaj sikurse dy vjet, PDK me më së shumti guxim 1 minutë më parë
Lajme Divizioni Ajror i SHBA-së dërgohet në Evropë pasi Kremlini thotë se Rusia e NATO janë në luftë 11 minuta më parë
Kosova Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira (FOTO) 29 minuta më parë