Kurti ndjek ndeshjen, takimi me Escobar e Lajçak u shtye për 30 minuta NULL NULL 05.06.2023 20:13 05.06.2023 20:13 Kryeministri Albin Kurti, është parë sonte në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, duke ndjekur nga afër ndeshjen për Kupën e Kosovës. Pikërisht në kohën kur dhe ishte paraparë që ai t’i priste në takim emisarët ndërkombëtarë për dialogun, klankosova.tv, mëson se takimi është shtyrë paraprakisht për 30 minuta. Ai madje pas përfundimit të ndeshjes, u pa të ndante edhe medalje për lojtarët e fushës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kujtojmë që takimi Kurti-Escobar-Lajçak, pritej të niste në ora 20.00 megjithatë ai u shtye për të nisur nga 20.30. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë