Kurti: Ndërkombëtarët të bëjnë trysni mbi Serbinë për marrëveshje finale me Kosovën NULL NULL 06.01.2023 16:20 06.01.2023 16:20 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka thënë se një marrëveshje finale me Serbinë është e nevojshme me njohjen reciproke në qendër. Sipas tij, faktori ndërkombëtar duhet të bëjë trysni mbi Beogradin për ta arritur një marrëveshje të tillë, njofton Klan Kosova. “Presidenti amerikan Joe Biden e ka thënë qartë që Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje finale e cila bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe ne plotësisht pajtohemi”. “Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj në vitet e fundit, kemi stabilitet institucional dhe raporti i progresit është më i miri që ka pasur vendi ynë. Fakti që jemi shtet normal, nuk do të thotë se kemi marrëdhëniet normale me fqinjin tonë. Ato marrëdhënie duhet të normalizohen por jemi të bindur se këto marrëdhënie nuk janë normale sepse Serbia është regjim hibrid”. Tutje, Kurti thekson se normalizimi ka nevojë për marrëveshje ndërkombëtarisht dhe ligjërisht të obligueshme, që njohjen duhet ta ketë në qendër. “Besoj se është e mundur sepse besoj në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së që të bëjë trysni shtesë mbi Beogradin. Ka nevojë për trysni shtesë mbi Beogradin. Në Serbi ministri i Jashtëm, dikur zëvendës i partisë së Millosheviqit më 6 nëntor pati deklaruar se pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar e kanë hedhur poshtë propozimin franko-gjerman. Problemi është në Beograd. Besoj se Brukseli, Parisi, Roma, Berlini, Londra, e Uashingtoni kanë mjaftueshëm fuqi të bëjnë trysni në Beograd. Roli i SHBA-së është edhe në mbështetje të propozimit franko-gjerman”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kraki tregon se pse i është bashkuar listës GUXO: Më lidhin pikëpamjet dhe animi historik (VIDEO) 14 orë më parë