Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të ndërtesës së Komunës në Shtime NULL NULL 28.12.2024 15:50 28.12.2024 15:50 Kryeministri Albin Kurti duke vene gurthemelin e Shtimes Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të ndërtesës së re të Komunës së Shtimes. Në një postim në Facebook, ai ka uruar qytetarët e kësaj komune për këtë projekt. “Aty, ishim bashkë me Kryetarin, Dr. Qemajl Aliun, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqin, kolegë nga Kuvendi e Komuna”. “Ky objekt modern do t’i përmbushë kërkesat e qytetarëve tanë në Shtime. Vazhdojmë me shumë punë të tjera të reja e të mira”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv