Kurti merr ftesë nga Prokuroria Speciale, VV-ja ankohet NULL NULL 11.12.2024 17:41 11.12.2024 17:41 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale i ka dërguar një ftesë kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Kryeziu tha se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, kurse sipas tij, përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. “Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”. “Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 13 orë më parë