Kurti me Minxhozhin bisedoi sot për përgatitjet e mbledhjes së qeverive të Kosovës e Shqipërisë NULL NULL 19.04.2023 19:27 19.04.2023 19:27 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në njoftimin e qeverisë thuhet se ata kanë biseduar për përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila do të jetë e nënta me radhë e që do të mbahet me 14 qershor, dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Kurti dhe Minxhozi, diskutuan edhe për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët, dhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon. Minxhozi uroi Kurtin dhe popullin e Kosovës për vendimin e liberalizimit të vizave, që dje u votua në Parlamentin Evropian kurse sot u nënshkrua. Po ashtu përgëzoi kryeministrin dhe qytetarët e Republikës edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që u arrit së fundmi, e që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve në zonat ndërkufitare në gjithsej 26 vendkalime kufitare. /Klankosova.tv
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023