Kurti me Lajçakun: Marrëveshja bazë të zbatohet pa kushte e pa vonesa - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti me Lajçakun: Marrëveshja bazë të zbatohet pa kushte e pa vonesa

NULL NULL
28.04.2023 16:12
albin kurti miroslav lajçak delphi greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Greqi për të marrë pjesë në punimet e Forumit Delphi.

Në margjina të këtij takimi, Kurti ka zhvilluar një takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Diskutuam për takimin e radhës në Bruksel dhe për zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajçakun në Forumin Delphi”, tha Kurti në Twitter.

Ai theksoi se marrëveshja bazë “duhet të zbatohet krejtësisht dhe me shpejtësi”.

“Pa parakushte e pa vonesa”, potencoi kryeministri Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar gjatë ditës zhvilloi një takim edhe me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS