Kurti: Me këtë qeverisje të mirë në Kosovë, qytetarët me qejf paguajnë taksa - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Me këtë qeverisje të mirë në Kosovë, qytetarët me qejf paguajnë taksa

NULL NULL
30/06/2022

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se me këtë qeverisje të mirë që ka Kosova, qytetarët me qejf paguajnë taksa.

Teksa i është përgjigjur opozitës në seancën e sotme, e cila e akuzoi Kurtin se po flet veç për shifra, ai i pari i qeverisë më tej shtoi se në Kosovë jetohet me shumë dinjitet për shkak se ka politika sociale, dhe për shkak se ‘qeveria nuk vjedh si dikur’.

“Tema është sociale, po të ishte tema për zhvillim ekonomik, flasim edhe për tema zhvillimore. Jemi fokusuar për çështje sociale dhe për këtë po jap numra, jo për zhvillimin ekonomik. Asnjë e treta e mandatit, dhe janë mbi 570 milionë euro në pakon e ringjalljes. Ka rritje në Kosovë, dhe buxheti është diku 2.9 miliardë, krahasuar me dy vitet më herët, por kjo është temë tjetër. Nga opozita dëgjova vetëm një numër të përsëritur, 3 plus 3, po bëjnë 6, kaq është propozimi juaj. Në fakt ministri Murati ua hapi udhën duke folur me shifrën që ju do të duhej ta kishit, por dukej se ishte e kotë, prapa nuk ka numra, vetëm 3 plus 3, një numër dy herë. Kur thua 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe 3 muaj të tjerë, kjo është një hamendësim, një përsiatje, me hamendësim s’bëhet qeverisja. Taksat mund të hiqen krejt, por mendoj se është gabim, është dëm. Unë e kuptoj nëse do të ishte dikush i brengosur për tatimet, nëse ki korrupsion në qeverisje, pra kur ka korrupsion në qeverisje, qytetarët thonë pse paguajmë taksa, por me këtë qeverisje të mirë që ekziston në Kosovë, qytetarët me qejf paguajnë taksa. Pra, në Kosovë jetohet me shumë dinjitet edhe për shkak se ka politika sociale, por edhe për shkak se qeveria nuk vjedh si dikur”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.