21:53, 27 Mars 2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se e ka takuar dy herë Emisarin special Richard Grenell.

Por ai shton se Grenellit asnjëherë nuk i ka thënë se e heq pa reciprocitet tarifën ndaj mallrave serbe, njofton Klan Kosova.

”Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë