23:05, 24 Maj 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar kohën kur më 24 maj të vitit 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se ato zgjedhje janë një ngjarje me peshë që duhen trajtuar drejt, kurse pjesëmarrësit e saj meritojnë respektin dhe vlerësimin.

“Zgjedhjet e para parlamentare, organizuar nga Alternativa e padhunshme demokratike e kohës, ishin një rast i mirë për pasurimin e arsenalit të metodave të organizimit dhe veprimit politik si dhe konsolidimin e pozitës politike së çështjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare”.

“Këto zgjedhje po hapnin hullinë e asaj që në teorinë e veprimtarisë së padhunshme quhet strategjia e padhunshme konstruktive – metodat e ndërtimit dhe funksionalizmit institucional edhe në kushte të represionit e okupimit”.

Kurti deklaroi se 24 maji 1992 shënohet si datë kur populli kishte përzgjedhur rezistencën dhe po e konfirmonte pavarësinë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë