17:53, 3 Prill 2020

Kryeministri kosovar ka dalë në krah të zgjedhjeve demokratike për shtetin latin të Venezuelës, që në krizën e pandemisë po përballet edhe me krizë politike.

Albin Kurti, që edhe në shtetin e tij ka krizë politike, përmes një postimi në Twitter ka thënë se mbështet propozimin e SHBA-së që Venezuela të bëjë tranzicionin demokratik, njofton Klan Kosova.

“Venezuelës i duhet një proces politik i besueshëm dhe gjithëpërfshirës me zgjedhje të lira dhe të ndershme që lejojnë njerëzit të vendosin të ardhmen e tyre dhe të zgjedhin liderët e tyre”.

“Kosova mbështet propozimin e SHBA-së për tranzicion demokratik në Venezuela”.

SHBA akuzoi presidentin Venezuelës Nicolás Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vend për “narko-terrorizëm”.

Presidenti Trump i akuzoi ata për mbushjen me kokainë të SHBA-së dhe që me përdorimin e drogës si armë për të minuar shëndetin e amerikanëve.

Një shpërblim prej 15 milionë dollarë u ofrua për informacione që çuan në arrestimin e Maduros.

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë ka refuzuar të paraqitet para prokurorëve me akuzën e përpjekjes për një grusht shteti.

Po ashtu, janë arrestuar edhe udhëheqësi i opozitës, Juan Guaido dhe pesë nga bashkëpunëtorët e tij nga policia sekrete.

Analistët thonë se arrestimet janë në përgjigje të presionit të SHBA-së mbi qeverinë e Nicolas Maduro.

Konkurs Pune

Lexo më shumë