Kurti: Marrëveshja Bazë duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirëse NULL NULL 15.03.2023 13:59 15.03.2023 13:59 Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Marrëveshje Bazë sipas propozimin Evropian, duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirëse, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar. I pari i Qeverisë i bëri këto komente gjatë takimit me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, eurodeputetin David McAllister, gjatë qëndrimit në Strasburg. Në takim po ashtu u diskutua për aplikimin e Kosovës në BE dhe për rrugën përpara, si dhe për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët, njofton Klankosova.tv. Kurti dhe McAllister diskutuan edhe për procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, për propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar në Bruksel me 27 shkurt, dhe për takimin që pritet të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Albin Kurti (majtas) duke shtrënguar duart me eurodeputetin David McAllister (djathtas). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 16 orë më parë