Kurti liron nga posti zëvendësministrin në detyrë Bahrim Shabani NULL NULL 30.03.2020 16:57 30.03.2020 16:57 Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani. Ditë më parë, kryeministri në detyrë ka liruar nga postet edhe një ministër dhe një zëvendëskryeministër që vinin nga LDK-ja, por këtë herë ai duket se ka vazhduar edhe me partitë e komuniteteve joshumicë. Kryeministri Kurti kishte liruar nga posti Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Agim Veliu – që u bë edhe shkak për rrëzimin e Qeverisë – dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë