Kurti lavdërohet me raportin e Bankës Botërore për uljen e varfërisë në Kosovë NULL NULL 14.05.2023 15:50 14.05.2023 15:50 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është mburrur me raportin e Bankës Botërore për uljen e varfërisë në Kosovë. Kurti tha se sipas Bankës Botërore, Kosova ka rritur të ardhurat për kokë banori për 50 për qind, krahasuar me 10 vjetët e kaluara. “Lavdërime të larta për Kosovën nga Banka Botërore këtë javë. Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për kokë banori për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, “duke tejkaluar vendet e ngjashme me të ardhura të ngjashme për kokë banori””, ka shkruar Kurti në Twitter. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS