Kurti kujton 23 anëtarët e familjes Deliu që u masakruan nga forcat serbe në vitin 1998 NULL NULL 26.09.2022 08:33 26.09.2022 08:33 Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a joint press conference with Germany's Foreign Minister Annalena Baerbock following their meeting in Pristina on March 10, 2022. Baerbock is on a two-day official visit to Kosovo. (Photo by Armend NIMANI / AFP) Kryeministri Albin Kurti, në 24 vjetorin e masakrës, i ka kujtuar 23 anëtarët e familjes Deliu nga fshati Abri e Epërme të Drenasit, të cilët u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se trashëgimia e luftës është përgjegjësi edhe e institucioneve të Kosovës. “Mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm”. “Çdo vit më 26 shtator, në përvjetorët e masakrës së Abrisë, kujtohem që 23 të vrarët e kësaj masakre nuk mund të përkujtohen pa Imer Deliun, familjarin e gjallë të tyre që jeton mes nesh. Është ai që na ka rrëfyer me shumë dinjitet atë çfarë ndodhi më 26 shtator 1998, ashtu siç ai i pa kur i gjeti kufomat e familjarëve dhe të afërmve të tij të masakruar nga trupat serbe. Që nga atëherë, dëshmia e Imer Deliut ka mbetur pa u marrë në shqyrtim nga drejtësia ndërkombëtare dhe ende askush nuk është akuzuar për masakrën e Abrisë”. “Trashëgimia e luftës së Kosovës është përgjegjësi edhe e institucioneve të Republikës së Kosovës, andaj ne nuk harrojmë dhe do të punojmë për njohjen e gjithë historisë së luftës së Kosovës dhe adresimit të krimeve të kryera gjatë luftës nga Serbia në Kosovë. Lavdi martirëve të masakrës së Abrisë dhe i përmotshëm qoftë përkujtimi i të gjallëve për ta!”,ka shkruar Kurti. Për t’i evidentuar dhe kujtuar, në masakrën e Abrisë u vranë nga forcat serbe: Fazli Deliu (1904); Pajazit Deliu (1929); Ali Deliu (1930); Sherif Deliu (1931); Hava Deliu-Elshani (1936); Hamide Deliu (1938); Mihane Deliu (1943); Habib Deliu (1944); Hysen Deliu (1946); Zeçir Deliu (1954); Hajriz Deliu (1964); Adem Deliu (1965); Lumnije Deliu (1969); Zahide Deliu (1971); Luljeta Deliu (1971); Mihane Deliu (1982); Antigona Deliu (1984); Jeton Deliu (1988); Gentiana Deliu (1990); Donjeta Deliu (1991); Mendohije Deliu (1993); Valmir Deliu (1996); Diturije Deliu (1998). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë