Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti, Krasniqit: Ia plotësuat kërkesën e parë Vuçiqit – çlironi kryetarët të shkojnë në zyrë

NULL NULL
02.06.2023 14:13
Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë është duke kërkuar largimin e katër kryetarëve në veri nga ndërtesat komunale por edhe të policisë.

Sipas Kurtit, PDK-ja ia ka plotësuar kërkesën e parë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiqi po thotë hiqni dy kryetarët që kanë mbetur. Pra, Zveçanin dhe Zubin Potokun, këta ia kanë plotësuar kërkesën Vuçiqit, ndërsa s’e kanë larguar policinë sepse nuk pyeten më për polici, e po të pyetshin, unë e di që edhe policinë e kishin larguar”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, kreu i qeverisë kërkoi nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, që të “çlirohen” dy kryetarët e PDK-së në veri, e të shkojnë në punë.

“Çlironi ata dy kryetarë që i kanë fituar zgjedhjet në Zubin Potok e Zveçan e le të shkojnë në zyrë të tyre, se turp. Kur të ecë rroga duhet të punosh, kur duhet të garosh e zgjidhesh duhet fituar, prandaj çlironi ata kryetarë se ata duan të shkojnë në Zveçan dhe Zubin Potok. Policia i garanton, qeveria i mbështet e ju mos i mbani peng”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.