Kurti: Kosova storie suksesi – Serbia direkt ose indirekt ka përkrahje të regjimeve diktatoriale NULL NULL 02.06.2023 23:07 02.06.2023 23:07 Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar progres ekonomik dhe demokratik. “Jemi storie suksesi prej ndërhyrjes së NATO-s, por edhe për progresin në ekonomi dhe demokraci. Nuk kemi marrëdhënie me Kinën dhe Federatën Ruse. Nuk jemi vend i madh, por jemi shembull i madh se si demokracia dhe ekonomia mund të rriten bashkë”, ka thënë Kurti në intervistë për NBC, përcjell KlanKosova.tv. “Serbia direkt ose indirekt përkrahet nga regjime diktatoriale”, ka shtuar ai, duke thënë se “tash është e nevojshme që të ketë zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 mars” në mes të Kosovës dhe Serbisë, që është arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ai ka thënë se në veri të vendit ka banda të cilat duan destabilizimin e Kosovës, derisa për zgjedhjet e reja në katër komunat veriore ka theksuar se para kësaj në atë pjesë duhet të sundojë rendi dhe ligji. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponzorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm 23 minuta më parë
Kosova Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë 60 minuta më parë