Kurti: Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë nga importi NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë së saj të madhe nga importi. Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kurti tha që ngritja e çmimeve të produkteve elementare në gjithë botën është “kostoja e mbrojtjes së lirisë së Ukrainës”. “Sot, po bëhen dy javë prej fillimit të agresiont rus në Ukrainë që përveçse fatal për mijëra ukrainas tashmë ka shënuar mbi 2 milion refugjatë. Republika jonë sikur në rastin e krizës humanitare në Afganistan ka treguar bujari duke shprehur gatishmërinë për pranimin e deri në 5000 refugjatëve nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës”. “E kuptojmë shqetësimin e gjithsecilit prej jush për rritjen e çmimeve. Por, edhe pse kjo nuk është shkaktuar nga ne, po na prek edhe neve. Kur para 12 ditëve iu bashkuam botës për sanksionet, një kosto e tillë ishte e pashmangshme – kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë. Sanksionet e vendosura i kanë prekur çmimet në pothuajse të gjitha sektoret e tjera”, ka thënë Kurti.
Lajme Rama kthehet nga Samiti i NATO-s, paralajmëron mbarësi në çeljen e negociatave për anëtarësim në BE 30.06.2022 21: 38
Kosova Abdixhiku: Kurti, kryeministri i parë në botë, në histori që e mëton zhvillimin me skema sociale (VIDEO) 30.06.2022 21: 32
Video Lajme Varroset Vjosa, artistja që i dha festival të madh Prishtinës - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 21: 20