Kurti: Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët do mund të ndihen evropianë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët do mund të ndihen evropianë

NULL NULL
19.04.2023 16:32
Albin Kurti

Pas nënshkrimit të vendimit për liberalizim të vizave, Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave.

Sipas kësaj zyre, Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë, transmeton Klan Kosova.

“Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit, respektivisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Rosëall, Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë. Prezent në këtë ceremoni ishte dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”.

Vendimi i nënshkruar sot, do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024.

“Liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave. Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

klankosova.tv