Kurti: Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE

NULL NULL
17/03/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të aplikojë sivjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti, në një intervistë për televizionin zviceran Blick, tha se shpreson që këtë vit pesë shtetet mosnjohëse të BE-së të bëjnë hapin e madh drejt njohjes, njofton Klankosova.tv.

“Ne do të aplikojmë këtë vit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO-s”.

“Ne jemi në kontakt me shtetet mosnjohëse. Katër nga ato janë edhe në NATO – Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania – e edhe Qipro, që është pjesë e Bashkimit Evropian, por jo edhe e NATO-s”.

“Shpresoj që këtë vit këto vende të bëjnë hapin e madh drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe t’i bashkohen shumicës së vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s”.

Shefi i ekzekutivit theksoi se Kosova ka marrë pjesë vitin e kaluar në “Defender 2021” me shtetet anëtare të NATO-s, përderisa Serbia ishte me Rusinë në “Slavic Shield”, njofton Klankosova.tv.

“Kosova ka marrë pjesë në ‘Defender 2021’ nga marsi deri në qershor me 330 ushtarë dhe jemi në mesin e vendeve nikoqire, përderisa Serbia ka marrë pjesë së bashku me Rusinë në ‘Slavic Shield’ në mesin e tetorit të vitit të kaluar”.