Kurti konfirmon mos shkuarjen në takimin e Ramës NULL NULL 17.07.2023 08:32 17.07.2023 08:32 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot, do ta zhvillojë një takim informal me krerët e rajonit dhe komisionarin për Zgjerim në Bashkimin Evropian Oliver Varhely, lidhur me Procesin e Berlinit. Por, në këtë takim nuk do të merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeveris, Përparim Kryeziu, i cili theksoi se Kurti nuk mund të marrë pjesë për shkak se më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë. Megjithëse, Kryeziu, potencoi se kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor të këtij viti në Tiranë. “Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023”, shkroi Kryeziu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sadiku: Nëse suspendohemi nga Procesi i Berlinit, i bëjmë favor Serbisë (VIDEO) 18 orë më parë
Kosova Musliu: Ka ardhur me kauzat e tij të rrejshme, çdo gjë që e ka folur, ka rrejtë (VIDEO) 22 orë më parë
Kosova NATO s’pranon që ta marrë përsipër hapjen e Urës së Ibrit: Adresa është në Bruksel 22 orë më parë