Kurti kërkon zbardhjen e vrasjes së Haradinajt, i cili u vra me eksploziv 10 vjet më parë NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Selver Haradinajn në 10 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se ende fajtorët për vrasjen e Haradinajt nuk dihen, teksa nga sulmi me eksploziv te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës mbeten të plagosur gruaja dhe dy fëmijët e tij. “Organet e rendit qenë shprehur asokohe se sulmi mund të ketë edhe prapavijë etnike dhe mund të jetë kryer prej strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, trashëgimi e zgjatur e pasluftës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit”, ka shkruar Kurti, transmeton Klankosova.tv. Kreu i qeverisë tha se kërkojnë drejtësi për Selver Haradinajn, teksa i ofroi mbështetje autoriteteve të prokurorisë dhe të policisë që të veprojnë për zbulimin dhe kapjen, drejt gjykimit dhe dënimit të fajtorëve. “Kohët e fundit institucionet kanë arritur të zbulojnë autorët e disa krimeve të kësaj natyre. Prandaj kemi shpresë e besim që do të vihen para drejtësisë edhe vrasësi apo vrasësit e Selver Haradinajt”, shkroi Kurti, përcjell Klankosova.tv. Më tej, ai tha se Kosovën do ta bëjnë vend demokratik e prosperues përmes drejtësisë dhe dënimit të krimineleve, ku sipas tij, të gjithë qytetarët mund të jetojnë e punojnë të sigurt, pavarësisht përkatësisë kombëtare e fetare, gjinore e sociale.
Kulturë Libër: ''Mes kërshërisë dhe dashurisë për muzikën'', në fjalët e Shaqir Hotit (VIDEO) 30.06.2022 18: 56