Kurti kërkon nga BE-ja të sjellë plan të mirë zbatimi (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 08.03.2023 20:35 nga Besnik Tahiri 08.03.2023 20:35 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të mërkurën tregoi për pritshmëritë që i ka nga takimi që do e zhvilloj me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të enjten në Prishtinë. “Pritjet tona janë që të vazhdojnë përgatitjet për takimin e datës 18 mars , i cili do të mbahet në Maqedoninë e Veriut pra në Ohër dhe të shohim sesi do të mund të ja bashkëngjisim propozimit të dakorduar evropian edhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithë përfshirja dhe efikasiteti”, theksoi i pari i qeverisë, raporton Klan Kosova. Kurti, sërish tregoi se në takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte vetë ai që ishte gati për nënshkrim por pala tjetër jo. “Ju e kuptoni që për marrëveshje duhen dy palë dhe nuk mjafton vetëm njëra, është dëm që teksti i dakorduar me pesë fjali në preambulë e me 11 nene gjithsej , tashmë nuk është nënshkruar më 27 shkurt .Pse nuk po ka nënshkrime , besoj që arsyet duhet t’i kërkoni tek të tjerët.”,tha Kurti në një përgjigje për gazetarët. Ndryshe në Serbi parti opozitare kryesisht të ekstremit të djathtë kanë thirrur protestë siç e quajnë gjithë popullore më 17 mars për të kundërshtuar mundësinë që Vuçiq të nënshkruaj propozimin evropian për ujdi bazë me Kosovën. Me të njëjtën arsye të martën në mbrëmje kanë protestuar një numër i madh i studentëve në Beograd. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months