Kurti: Jemi të gatshëm t’i mbrojmë interesat e shtetit në dialog me Serbinë NULL NULL 21.05.2020 12:52 21.05.2020 12:52 Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak thotë se të gjitha palët janë të gatshme të vazhdojnë dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Lidhur me këtë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë që kalendari i takimeve të ardhshme me Serbinë varet nga Brukseli. Kurti tha se do të jetë ai që do të përfaqësojë Kosovën në dialog, pasi ka edhe një vendim të gjykatës që thotë kryeministri përfaqëson vendin në dialog. “Unë jam në kontakt të rregullt me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak. Ai natyrisht që është duke përgatitur fillimin e dialogut. Ne kërkojmë që ky dialog të jetë me parime dhe i përgatitur, i organizuar mirë”. “Jemi gati, kemi përvojë, do t’i mbrojmë interesat e shtetit tonë dhe do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës ashtu siç e thotë Kushtetuta, ashtu siç e thonë ligjet tona dhe ashtu siç na njeh populli i Kosovës. Pra, varet prej Brukselit kalendari i dialogut të ardhshëm dhe në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe aktgjykimit nga viti i kaluar Kosovën e përfaqëson kryeministri i saj”, deklaroi Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 56 minuta më parë