Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti i shmanget pyetjes për draftin e Ramës

NULL NULL
10.06.2023 14:25
Kurti

Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur që të përgjigjet drejtpërdrejt në pyetjet e gazetarëve në lidhje me draftin e kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se janë në Prizren, ku janë mbledhur të gjithë se bashku e se lidhja është e gjallë dhe e fortë, raporton Ekonomia Online.

“Jemi këtu në Prizren, në kryeqytetin historik e kulturor. Siç po e shini të dy presidentët janë këtu, ministra e deputetë. Lidhja është gjallë edhe e fortë”, tha Kurti.

Rama para disa ditësh ka bërë të ditur se i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si ideatorë të propozimit franko-gjerman.

Rama, në një konferencë për media lidhur me situatën në veri, tha se ky draft është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.