Kurti i mirëpriti karateistet e Kosovës, fituese të medaljes së bronztë në Botëror NULL NULL 02.11.2023 15:08 02.11.2023 15:08 Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ekipin e Kosovës në karate, i cili ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë, që u mbajt nga 24-29 tetor në Budapest të Hungarisë. Ekipi i vajzave të Kosovës përbëhej nga nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gervalla. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se me këtë rast, Kurti i uroi për suksesin e arritur në Kampionatin Botëror, në të njëjtën kohë u dëshiroi atyre suksese të mëtejme duke i siguruar mbështetje institucionale në mënyrë që të vazhdojnë me rezultate e suksese tjera. Sportistet falënderuan Kurtin për pritjen dhe mbështetjen. Gjatë bashkëbisedimit ato ndanë me të përvojat e tyre nga pjesëmarrja në kampionat dhe rrugëtimin e tyre në karrierën profesionale./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 01/12/2023