Lajmet e fundit
Goditje të rëndë e quajti kryeministri në detyrë, Albin Kurti, refuzimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiun.
Lidhur me zhvillimet politike brenda LDK-së, në emisionin “Kosova Today”, analisti Ardian Gaxherri, tha se sot kjo parti ka nevojë për përbashkim më shumë se kurrë, transmeton Klankosova.tv.
“Pa një unifikim të LDK-së nuk do mund të arrihet ky koalicion. Por në anën tjetër mos të harrojmë që zotëri Kurti ka zgjidhje. Ai nëse ka vullnet mund t’ia mundësojë kushtet Aleancës”, tha Gaxherri.
Analisti, Gazmend Morina, deklaroi se nëse gjashtë deputetët e LDK-së largohen nga partia, sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e mundshme të ardhshme, siç tha ai, do të luftojë për prag.
Ndërsa sipas opinionistit Zejnullah Jakupi, këta deputetë të LDK-së kanë bllokuar procesin e zgjedhjes së presidentit.
Nga ana tjetër, analisti Shkumbin Kajtazi tha se ka qenë më se qartë që Bekim Sejdiu nuk do të zgjidhet president.
“Krejt marrëveshja ka qenë që me gjet një fajtor”, u shpreh Kajtazi në Klan Kosova.
Kurse analisti Vullnet Krasniqi, e quajti “sabotim” veprimin e 6-shes së LDK-së.