Kurti i mban ligjëratë Mustafës për monarkinë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti i mban ligjëratë Mustafës për monarkinë (VIDEO)

NULL NULL
16/01/2020

Një letër që e mori të mërkurën, nga ai që kohë më parë e quante miqësisht profesor, nuk i ka pëlqyer, njofton Klan Kosova.

I pari i VV-së, Albin Kurti, nuk po pajtohet që kreu i LDK-së Isa Mustafa ka vendosur të ndërpresë takimet me të, rreth marrëveshjes përfundimtare për Qeverinë.

Prandaj të enjten, vendosi që t’ia kthejë një përgjigje në dy faqe, duke thënë, mes tjerash, se kjo është për të ardhur keq.

Pos kësaj, Kurti thotë se kryetari i LDK-së, po kërkon të veprohet sikur në sisteme monarkike, pasi kërkon që posti i kryeparlamentarit t’i takojë partisë së tij, e Glauk Konjufca, që u zgjodh në këtë pozitë, më 26 dhjetor, edhe me vota të partisë së Mustafës , të largohet.

Kronikë nga Shkodran Gajraku