Kurti i informon diplomatët evropianë për veprimet destruktive të Serbisë ndaj Kosovës NULL NULL 26.04.2023 19:45 26.04.2023 19:45 Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, atë të Italisë, Antonello De Riu, dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Matthias Conrad. Në njoftimin e Kryeministrisë, thuhet se Kurti në takim ka theksuar “sjelljet dhe veprimet e njëpasnjëshme të Serbisë të cilat bien ndesh dhe shkelin Marrëveshjen Bazë, marrëveshje kjo që ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, krahas shteteve tjera anëtare të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, raporton Klankosova.tv. “Mbështetje që kryeministri Kurti u kërkoi që të vazhdojnë ta kenë deri në zbatimin e plotë të saj”, thuhet në njoftimin e Zyrës për media të Kryeministrisë. Kreu i ekzekutivit ka falënderuar përfaqësuesit diplomatikë për mbështetjen e tyre dhe të vendeve të tyre ndaj Kosovës për pranimin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, “si një ndër hapat më madhor të Republikës sonë që pas shpalljes së pavarësisë”. Në takim thuhet se u diskutua edhe për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike me Serbinë dhe Planin e Zbatimit të adoptuar me 18 mars në Ohër ndërmjet të dyja shteteve, si dhe për takimin në Bruksel me 2 maj. “Sa i përket Marrëveshjes Bazë dhe Planit të Zbatimit, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e tij për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike. Ndërkaq në lidhje me takimin e radhës së nivelit të lartë politik, ai tha pret angazhim konstruktiv që siguron zbatim pa vonesë e të plotë të të gjitha neneve të dakorduara”, u tha në njoftimin e Kryeministrisë. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023