Kurti i fton në takim për të shtunën, kryetarët e komunave s’e dinë agjendën (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 21.09.2022 20:19 nga Qendresa Tershana 21.09.2022 20:19 Të shtunën e 24 shtatorit, iu kërkua të ia rezervojnë kryeministrit, Albin Kurti. Por, përveç kësaj kryetarët e komunave nuk e kanë asnjë detaj tjetër për takimin mes të parit të qeverisë e vartësve të tij, me komunarët. Ky veprim i ekzekutivit është i papranueshëm për Asociacionin e Komunave, pasi kërkojnë që kryetarët të dinë temat e diskutimit dhe agjendën. Bile, po kërkohet që hartimi i agjendës të bëhet në konsultim edhe me udhëheqësit lokal. Nëse do t’i shkojnë të gjithë kryetarët nuk dihet, por shefi i ekzekutivit deklaroi të mërkurën se qëllim i këtij takimi është bashkëpunimi sa më i mirë qeveri-komuna. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 1 orë më parë