Kurti-Hoxhajt: Veç më lavdëron kur thua se nuk i kam realizuar pritjet tua - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti-Hoxhajt: Veç më lavdëron kur thua se nuk i kam realizuar pritjet tua

NULL NULL
11/06/2021

Kryeministri Albin Kurti ka thënë ajo që tha Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, se nuk janë plotësuar pritshmëritë e tij, janë lavd.

“Kryetari i PDK tha që nuk i kam realizuar pritjet e tij. Për besë nuk jam për atë punë këtu. Përkundrazi jam zgjedhur në kontrast me ato pritje. Nëse më kritikon ashtu veç më lavdëron se nuk i paskam realizuar pritjet e tij”, ka thënë Kurti.

“Javën e ardhme nuk do të ketë takim të ri të dialogut të vjetër, do të jetë takim për dialogun e ardhshëm. Është dallim i madh konceptual. Nuk jam duke e vazhduar punën paraprake”.