Kurti: Hera e parë që s’ka pasur protesta me parulla “duam punë”, janë hapur 75 mijë vende të reja të punës NULL NULL 08.10.2024 10:57 08.10.2024 10:57 Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është hera e parë që në Kosovë nuk ka pasur protesta me parulla “duam punë”, pasi siç theksoi ai, janë hapur 75 mijë vende të reja të punës. Këto komente, Kurti i ka bërë në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. “Investitorët siç e dimë kërkojnë konsistencë dhe shërbime me burokraci që të jetë e mundur. Për fat të mirë si elzekutiv jemi Qeveria e parë që do ta përfundojë mandatin e plotë, një tregues i qartë i stabilitetit insiturcional dhe politil por edhe i besimit që kemi ndërtuar në proceset tona. Një pjesë thelbesore është edhe fuqia jonë punëtore, duke përmirësuar arsimin dhe trajnimin profesional”. “Jemi Qeveria e par në Kosovë ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetëm ku figuron ‘duam punë’. Duam paga më të larta, sigurish, kushte më të dinjitetshme të punës sigurisht por duam punë nuk ka më parrulla, dhe kjo është si pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës”, tha kryeministri./EO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Kemi borxhe të trashëguara, s'po mundemi...”: “Uniteti” në Mitrovicë i kundërpërgjigjet akuzave të punëtorit (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Punime pa leje e kontejnerë përballë shtëpive? Banorët e Veternikut ndihen nën presion (VIDEO) 15/07/2025
Kosova Barduani foli me të Dërguarën Speciale të Britanisë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe dialogun 15/07/2025