Kurti: Grupi i djelmoshave të kombëtares na bëri krenarë, e ardhmja është premtuese NULL NULL 24.06.2024 23:29 24.06.2024 23:29 Kombëtarja shqiptare Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur për kombëtaren shqiptare se ajo na ka bërë krenarë, e se ardhmja e tyre është premtuese, ani pse nuk arriti të shkonte më tej në Kampionatin Evropian. Kurti tutje shprehet se kombëtarja jonë edhe pasi pati humbje, ishin humbje të bukura, e që luajtën fuqishëm, njofton Klankosova.tv. “Në fushën e blertë u duk sikur jemi pjesëmarrës të rregullt, e jashtë saj dhe në shkallët e stadiumeve sikur ishim vendas. Ishte vetëm pjesëmarrja e dytë në një kampionat evropian”, shkroi Kurti në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.