11:49, 26 Maj 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se duhet të pritet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit Hashim Thaçi dhe më pastaj të flitet për të.

Por para se kjo të ndodhë, Kurti është shprehur se kjo gjykatë nuk mund të shkruajë Kushtetutën, njofton Klan Kosova.

“Pres nga Gjykata Kushtetuese që do të bëjë interpretim të Kushtetutës dhe jo shkrim të saj. As presidenti, as kryeministri, as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajnë Kushtetutën”, është shprehur Kurti.

“Duhet ta respektojmë dhe zbatojmë atë. Gjykata Kushtetuese ta interpretojë atë. Shkrim i Kushtetutës mund të bëhet vetëm me amendamente”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë